Shqipëri: Vdes një 43-vjeçar në Roskovec, ra në kontakt me rrymën NULL NULL 14.09.2024 14:04 14.09.2024 14:04 Foto ilustruese, ambulanca - Shqipëri Nuk janë të rralla rastet në Shqipëri, për vdekjet të shkaktuara nga rryma. Gjatë ditës së sotme, në Roskovec një 43-vjeçar ka ndërruar jetë, pikërisht pas rënies në kontakt me energjinë elektrike, transmeton Klankosova.tv. “Rreth orës 12:15, në qendrën shëndetësore të Roskovecit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi S. B., rreth 43 vjeç, banues në Berat”, thuhet në njoftimin e policisë. “Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke kryer punime në banesën e shtetasit E. K., banues në fshatin Suk, Roskovec”. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.