“Baresha” – ëmbëltorja veç për gra në Gjermani e hapur nga 18-vjeçarja shqiptare NULL NULL 13.09.2024 14:34 13.09.2024 14:34 Një ëmbëtore veç për gratë është hapur në Bremen të Gjermanisë. Ajo udhëhiqet nga Sumeja Zymberi, 18-vjeçare, e cila në “Kosova today” tha se hapja e këtij lokali ka qenë ëndërr e kamotshme e saj dhe familjes. “Babai im e ka pasur ëndërr një kafe të përgjithshme në Gjermani, është marrë me gastronomi, duke planifikuar lokalin erdhi ideja për me e hapë veç për gratë”, tha ajo. Zymberi ndër të tjera zbuloi se ëmbëltorja quhet “Baresha” – kjo për faktin se siç tha ajo, prezanton kulturën shqiptare. Në këtë ëmbëltore shërbehen akullore, ëmbëlsira, kafe dhe shumë gjëra të tjera. Ndiqni videon për detaje: