Spanja e ‘shashtisë’ Zvicrën NULL NULL 08.09.2024 23:00 08.09.2024 23:00 Spanja e ‘shashtisë’ Zvicrën Spanja ishte tejet bindëse ndaj Zvicrës. “Furia e kuqe” i mposhtën helvetikët me rezultat 1:4. Kështu kjo ishte humbja e dytë e skuadrës së Murat Yakin, pasi që edhe në xhiron e parë në kuadër të UEFA Nations League, u mposht nga Danimarka me rezultat 2:0. Sonte nuk luajti kapiteni Granit Xhaka, i cili u ndëshkua me të kuq lojën e kaluar. Golat për ekipin e Luis de la Fuente i realizuan, Joselu, ( 2x Ruiz) dhe Torres. Kurse, golin e vetëm për Zvicrën e shënoi Zeki Amdouni. Kombëtarja helvetike humbi si nikoqire në stadiumin “Stade de Geneve”.