Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aktori i njohur australian gjobitet pasi drejtoi makinën në gjendje të dehur

NULL NULL
04.09.2024 08:39

Aktori dhe regjisori australian, Simon Baker është deklaruar fajtor për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, në një gjykatë të Uellsit të Ri Jugor.

Sipas BBC-së, Baker u kap i dehur në timon në një rrugë pranë shtëpisë së tij në rajonin e Bayron Bay në orët e para të 20 korrikut, transmeton Klankosova.tv.

Ai u shfajësua nga paraqitja në Gjykatën Mullumbimby të mërkurën, por dokumentet gjyqësore tregojnë se 55-vjeçari pranoi një akuzë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, vepra e tij e parë e tillë.

lajme të ngjashme