Policia kërkon ndihmë në kapjen e një personi në Prishtinë që dyshohet për grabitje NULL NULL 03.09.2024 16:47 03.09.2024 16:47 Policia e Kosoves Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e një personi të dyshuar në Prishtinë. Në njoftimin e lëshuar thuhet se i dyshuari kërkohet për përfshirje veprën Grabitje. “Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”. “I dyshuari kërkohet për përfshirje veprën Grabitje. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv