Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Theret një person në Prishtinë, viktima dyshohet të jetë nxënës

NULL NULL
02.09.2024 19:09
Gjurmët e gjakut, të mbetura pasi një person u ther me thikë në rrugën "Lekë Dukagjini" në Prishtinë. Foto: Klan Kosova
Gjurmët e gjakut, të mbetura pasi një person u ther me thikë në rrugën "Lekë Dukagjini" në Prishtinë. Foto: Klan Kosova

Një person është therur me thikë sot rreth orës 18:00 në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë.

Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë në rajonin e Prishtinës.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person”.

“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahemti.

Ndërsa, Sinjali ka raportuar se  dyshohet se personi i therur me thikë, dyshohet të jetë një nxënës i një shkolle./Klankosova.tv

lajme të ngjashme