Drita mbyll pjesën e parë me një lojtar më pak NULL NULL 22.08.2024 18:56 22.08.2024 18:56 Mesfushori i Dritës, Hasan Gomda, pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Legias Pjesën e parë të ndeshjes së parë kundër Legias së Varshavës, e vlefshme kjo për finalen eliminatore në UEFA Europa Conference League, Drita e ka mbyllur jo në favor të vetin. Ndonëse gola në këtë pjesë nuk pati, skuadra kosovare mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 30-të. Mesfushori Hasan Gomda u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë për shkak të ndërhyrjeje të palejuar ndaj një futbollisti kundërshtar. Mirëpo, pas rishikimit të VAR-it, gjyqtari anglez vendosi që ndërhyrja ishte për karton të kuq. Kështu, Dritës iu vështirësuan punët që të mund të rrezikojë Legian në pjesën e mbetur të takimit.