Aksident në Leposaviq, lëndohen dy persona NULL NULL 22.08.2024 08:52 22.08.2024 08:52 Fotografi ilustruese e aksidentit. Një aksident trafiku është regjistruar ditën e së mërkurës në Leposaviq, ku një veturë ka goditur nga mbrapa një veturë tjetër. Si pasojë dy burra kanë pësuar lëndime, përcjell Klankosova.tv. “ I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij, nga mos mbajtja e distancës e godet veturën e viktimës mashkull kosovar. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor e më pas janë liruar në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë.