Ju vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi tre të dyshuarve për agresionin në Banjskë NULL NULL 20.08.2024 16:40 20.08.2024 16:40 Pamje nga agresioni i 24 shtatorit ne Banjske. Foto: Klan Kosova Edhe për dy muaj të tjerë është vazhduar masa e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve për agresionin në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar, V.T, B.S dhe D.M. Për Klankosova.tv, këtë e bëri të ditur Medina Gashi, bashkëpunëtorja profesionale nga zyra e kryetares së kësaj Gjykatës Themelore më Prishtinë, njofton Klankosova.tv. “Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 20.08.2024 ka marrë Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej dy muaj”, ka thënë Gashi për Klankosova.tv. Të njëjtit i morën dy muaj paraburgim edhe më 21 qershor të këtij viti, kurse në paraburgim janë nga 26 shtatori i vitit 2023. Më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit një grup paramilitar, në krye me terroristin Millan Radoiçiq, kishin sulmuar Policinë e Kosovës, ku pati mbet i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Policia pati intervenuar ku kishte vrarë tre terroristë dhe kishte arrestuar disa të tjerë. /Klankosova.tv