Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet 52-vjeçari për vjedhje të rëndë në tentativë në Prishtinë

NULL NULL
20.08.2024 12:30
Arrestim, foto ilustruese
Arrestim, foto ilustruese

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti dyshohet se është i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë të mbetur në tentativë.

Policia njofton se i dyshuari është 52-vjeçar dhe i njëjti është dërguar në qendër të mbajtjes për 48 orë.

“Sot  nga zyrtarët policor të stacionit Qendra në Prishtinë,  është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë të mbetur ne tentativë. Personi i dyshuar: E.S, mashkull 52 vjeç, është dërguar në qendër të mbajtjes për 48 orë. Ndaj tij kanë filluar procedurat nevojshme policore në koordinim me Prokurorinë themelore, lidhur me rastin që ka ndodhë me 9 gusht 2024, në një xhami në Prishtinë”, tha policia, raporton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme