Digjet një shtëpi në Mitrovicë, shoqërohet në polici një person NULL NULL 19.08.2024 11:08 19.08.2024 11:08 Foto: Ilustruese Një shtëpi është djegur gjatë ditës së djeshme në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës. Policia bën me dije se lidhur me rastin është shoqëruar një person si i dyshuar, i cili pas intervistimit është liruar. Poashtu, policia bën me dije se nga rasti nuk ka të lënduar. “Njësitet policore pas pranimit të informatës se është duke u djegur një shtëpi kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar banorët për rreth, ndërsa njësia e zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin. Të lënduar nuk ka ndërsa lidhur me rastin, është shoqëruar një person si i dyshuar, i cili pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport, njofton Klankosova.tv.