Vetaksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, nuk ka të lënduar NULL NULL 18.08.2024 20:45 18.08.2024 20:45 Foto ilustruese, aksident. Një vetaksident është regjistruar në fshatin Paravollë, rruga Prishtinë-Gjilan. Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar. Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 19:00 në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan në fshatin Parallovë. Nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale”, tha Hashani për Klankosova.tv.