Zvogëlohet koha e pritjeve në pikat kufitare NULL NULL 17.08.2024 14:46 17.08.2024 14:46 Foto nga Arkiva Është zvogëluar ndjeshëm koha e pritjeve në dalje të Kosovës nga pikat kufitare. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë po pritet tani deri në tri orë, me kolonë deri në 1 mijë e 500 metra, përcjell Klankosova.tv. Pritjet deri në një orë e gjysmë regjistrohen të jenë te Dheu i Bardhë dhe një Jarinje. Pikat tjera nuk kanë dhe aq ngarkesë të madhe automjetesh.