Një burrë dyshohet se sulmoi dhe kanosi me armë një të mitur në Llapushnik NULL NULL 17.08.2024 10:01 17.08.2024 10:01 Foto ilustruese e kanosjes me armë zjarri Në Llapushnik të Gllogocit, dyshohet se një burrë ka kanosur me armë dhe ka sulmuar fizikisht një të mitur. Të dyshuarit i është sekuestruar një pistoletë, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte kanosur me armë dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (i mitur). Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë”, thuhet në raportin e policisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.