E ngacmoi dhe kanosi një grua, dërgohet në mbajtje NULL NULL 16.08.2024 09:03 16.08.2024 09:03 Një grua ka njoftuar policinë në Prishtinë se në vazhdimësi është duke u kanosur dhe ngacmuar nga një burrë. Sipas raportit, i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar, në vazhdimësi është duke e kanosur dhe ngacmuar atë. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport, njofton Klankosova.tv.