Aksident mes tri veturave në Mitrovicë, njëri prej shoferëve i lënduar NULL NULL 14.08.2024 16:37 14.08.2024 16:37 Foto nga arkivi; Aksident trafiku Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes tri vetura në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë të Jugut. Këtë për Klankosova.tv e bëri Fexhrije Pllana, nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut. Ajo ka shtuar se i lënduar është njëri prej shoferëve dhe ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, i cili pas trajtimit është liruar. Pllana ka shtuar se rasti është duke u trajtuar si aksident trafiku me lëndime. /Klankosova.tv