Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në kërkim të këndelljes, Ballkani prezanton sulmuesin e ri

NULL NULL
10.08.2024 17:03
FC Ballkani, Conference League, Superliga Foto: FC Ballkani

Mungesa e realizimit të golave të mjaftueshëm, ka shtyer kampionin aktual të Kosovës të intervenojë në pjesën ofanzive të skuadrës.

Ganezi Alfred Mensah tashmë është sulmuesi më i ri i Ballkanit, njofton Klankosova.tv.

Suahrekasit e kanë prezantuar sot prurjen e re, derisa bëhet e ditur se 25 vjeçari ka qenë së fundmi pjesë e Partizanit në Shqipëri dhe më parë edhe i Skenderbeut.

Për korçarët, Mensah ka shënuar 18 gola, derisa 6 të tjera për të kuqtë e Tiranës.

Futbollisti nga Gana, te kampionët kosovarë do të jetë në konkurencë me dy sulmuesit tjerë të qendrës, Sunday Adetuni dhe Krenar Dulaj, kurse shpesh në këtë pozitë ka luajtur edhe Bernard Karrica, raporton Klankosova.tv.

Ballkani të dielen në Suharekë, zhvillon duelin e parë në edicionin e ri të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, ndaj Dukagjinit. Ndërkaq pas katër ditësh luan duelin për “jetë a vdekje” në Irlandë të Veriut, kundër vendasëve të Larnes, ndaj të cilëve të enjten e 8 Gushtit, humbi 1-0 në “Fadil Vokrri”.

lajme të ngjashme