Lee Carsley emërohet trajner i përkohshëm i Anglisë NULL NULL 09.08.2024 15:43 09.08.2024 15:43 Lee Carsley Lee Carsley është emëruar trajner i përkohshëm i Anglisë, ndërsa kërkimi për pasardhësin e Gareth Southgates vazhdon. 50-vjeçari është larguar nga roli i tij si trajner i Anglisë U-21 për të zëvendësuar Southgaten, i cili dha dorëheqjen dy ditë pas humbjes nga Spanja në finalen e Euro 2024 muajin e kaluar. “Meqenëse jam shumë i njohur me lojtarët dhe ciklin e futbollit ndërkombëtar, ka kuptim që unë të drejtoj ekipin ndërsa FA (Shoqata e Futbollit) vazhdon procesin për të rekrutuar një trajner të ri”, tha Carsley. “Prioriteti im kryesor është të siguroj vazhdimësi dhe qëllimi ynë është të sigurojmë promovimin në Ligën e Kombeve të UEFA-s”, shtoi ai, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Carsley tani do të drejtojë Anglinë në ndeshjet e shtatorit kundër Republikës së Irlandës dhe Finlandës, tha FA, me mendimin se ai do të mbetet në këtë pozicion “ndërsa procesi i rekrutimit për një trajner të ri të përhershëm vazhdon”.