Quincy Hall fiton të artën në 400 metra NULL NULL 07.08.2024 22:51 07.08.2024 22:51 Quincy Hall e ka fituar medaljen e artë në vrapim 400 metra. Vrapuesi amerikan kishte mbetur prapa por la vrullin në metrat e fundit, duke përfunduar i pari me një kohë 43.40 sekonda, i pesti rezultat më i mirë i të gjitha kohërave. Pas tij erdhi Matthew Hudson-Smith nga Britania e Madhe për të argjendtën, dhe Muzala Samukonga nga Zambia që mori të bronztën.