Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Administratorit të “Albkings” i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

NULL NULL
03.08.2024 09:25

Administratorit i “Albkings” Edin Nevzadit, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Kështu ka vendosur Gjykata Themelore në Prishtinë.

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale me datë 12.07.2024 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit E.N iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, tha Gashi.

Nevzadi ishte arrestuar më 17 prill 2024, nën dyshimin se ka kryeri veprën penale “Vjedhje të identitetit dhe kredencialeve”.

Vajzat dhe gratë ishin në hall nga ky grup pasi që ato po denigroheshin me veprimet e administratorit në fjalë dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Fotot dhe të dhënat e dhjetëra femrave ishin vendosur në grupin “Albkings” pa lejen dhe dijeninë e tyre.

Në Dosjen e Prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se në vazhdimësi nga muaji nëntor i vitit 2023 e deri më 12 shkurt 2024 në Obiliq dhe qytete të tjera të ndryshme të Kosovës, në cilësi të njërit nga administratorët e grupit “Albkings” në aplikacionin Telegram e duke vepruar në bashkëkryerje me personat NN ende të paidentifikuar, ka ofruar dhe shpërndarë tek personat e tretë pa autorizim fotografi dhe video-intime të të dëmtuarës AA., dhe numrin e telefonit të të dëmtuarës BB, kinse e njëjta ofron shërbime seksuale.

lajme të ngjashme