Sulmohen fizikisht disa policë në Gjilan, arrestohet i dyshuari NULL NULL 01.08.2024 10:13 01.08.2024 10:13 Foto ilustruese e arrestimit. Është arrestuar një person në rrugën “Abdullah Tahiri” në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës duke i sulmuar fizikisht ata. Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës duke i sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.