Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një person në Klinë, shtiu me armë në aheng dhe dëmtoi xhamin e një veture

NULL NULL
01.08.2024 10:04
Foto ilustruese e gjuajtjes me armë zjarri.
Foto ilustruese e gjuajtjes me armë zjarri.

Një person në Klinë ka raportuar në polici se i është dëmtuar xhami i veturës së tij, që ishte e parkuar në oborr të shtëpisë.

Pasi policia doli në vendin e ngjarjes gjeti një predhë përmes të cilës dyshohet se është goditur xhami dhe gjatë patrullimit në atë zonë është vërejtur se është një aheng familjar, nga ku dyshohet se predha ka ardhur nga ai drejtim.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është arrestuar një persona, i cili gjatë intervistimit e ka pranuar se ka shtënë me armë në ajër gjatë ahengut familjar, përcjell Klankosova.tv.

“Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

lajme të ngjashme