Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Suharekë, arrestohet 27-vjeçari pasi ka shtënë me AK 47 në një ndejë familjare

NULL NULL
31.07.2024 13:16
Policia e Kosovës

Një person është arrestuar sot në fshatin Sallagrazhd të Suharekës për shkak se dyshohet që ka shtënë me armë në një gazmend familjar pas mesnatës.

Në njoftimin e policisë thuhet se është sekuestruar një AK 47 dhe karikatori  i armës.

“Në lidhje  me rastin e raportuar, Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor të Suharekës ka vazhduar hetimet dhe kanë punuar për arrestimin e të dyshuarit, i njëjti  sot me datë 31.07.2024 rreth orës 08:30  është paraqitur në Stacionin Policor të Suharekës , gjithashtu e ka dorëzuar armen e zjarrit pushkë automatike (AK-47)  dhe një karikator të zbrazet, pra është dorëzuar arma me të cilën dyshohet se kishte shtënë në gazmendin familjar në fshatin Sallagrazhdë , Suharekë”, thuhet në njoftimin e policisë

I dyshuari  është me inicialet S. N. 27 vjeç, është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit i njëjti ndalet në ndalim policor për 48 orë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme