Dyshime për mashtrim me viza pune, Forenzika me aksion konfiskimi në disa agjensione tek ambasada gjermane NULL NULL 29.07.2024 18:16 29.07.2024 18:16 Një aksion policor shoqëruar nga Forenzika, është zhvilluar sot në disa agjensione në Prishtinë, mbi dyshimet se janë bërë mashtrime me viza pune gjermane. Klankosova.tv mëson se njëri prej agjensioneve i cili është mbyllur, gjendet përballë Ambasadës së Gjermanisë. Sipas burimeve të klankosova.tv, nga ky aksion është arrestuar një person, nën dyshimin për mashtrim. Madje dëshmitarët në kushte anonimiteti thonë për klankosova.tv se nga agjencionet u janë kërkuar nga 1 mijë e 300 euro për çdo termin, dhe i cili nuk është realizuar.