Raportohet se dy persona u vranë dhe tre u plagosën në Liban nga sulmi izraelit NULL NULL 29.07.2024 16:47 29.07.2024 16:47 Flamuri i Hezbollahut (në të majtë) dhe ai i Izraelit. Dy persona u vranë dhe tre u plagosën, përfshirë një fëmijë, në një sulm të dyfishtë me dron në Libanin jugor, njoftoi të hënën agjencia shtetërore e lajmeve e vendit (NNA). Një burim libanez i sigurisë tha për CNN se ishte një sulm izraelit me dron, transmeton Klankosova.tv. Një dron kishte goditur një makinë pranë kufirit të Libanit me Izraelin, duke plagosur dy persona, sipas NNA. Dy persona në një motoçikletë që shkuan në automjet për të kontrolluar të plagosurit u vranë nga një dron i dytë, raportoi tutje NNA. Agjencia nuk tha nëse të vdekurit ishin luftëtarë apo civilë. Kjo vjen pasi Izraeli fajësoi grupin militant libanez Hezbollah për një sulm me raketa në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli që vrau 12 fëmijë dhe adoleshentë të shtunën, gjë që Hezbollahu e mohon.