Kërcime nga ura në Ujman për nderë të Policëve të Rënë në Detyrë (VIDEO) NULL NULL 26.07.2024 16:01 26.07.2024 16:01 Sot po shënohet Dita Memoriale për Policët e Rënë në detyrë. Për këtë ditë janë organizuar aktivitete të ndryshme, e ndër to edhe kërcimi nga një urë e Liqenit të Ujmanit, raporton Klankosova.tv. Grupi i personave që kanë bërë kërcimet nga kjo urë kanë qenë nga Gjakova. Ky aktivitet është organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa të pranishëm ishin dy zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi e Donika Gërvalla, shoqëruar nga disa ministra të kabinetit qeveritar e nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha. Siç njofton gazetari i Klan Kosova, Drin Demiri, për këtë organizim janë angazhuar forca të shtuara policore. Veç pjesëmarrjes në këtë aktivitet, delegacioni qeveritar ka bërë homazhe edhe te pllaka përkujtimore e policit të vrarë më 2011, Enver Zymeri. Shihni pamjet e kërcimit: