Kryetari Peci shpreson në kapjen e autorëve të “aktit kriminal” të djegies së veturave zyrtare (FOTO) NULL NULL 26.07.2024 13:13 26.07.2024 13:13 Digjen dy vetura zyrtare të Komunës së Zveçanit, 26 korrik, 2024. Foto | Komuna e Zveçanit / FB Dy vetura zyrtare të Komunës së Zveçanit janë djegur gjatë natës së të premtes. Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, e ka dënuar këtë vepër, të cilën e ka quajtur kriminale. Përmes një postimi në Facebook, ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth një orë e gjysmë pas mesnatës së të premtes. “Rreth orës 01:36 pas mesnatës, një ngjarje e papritur u shënua kur dy vetura zyrtare u përballen me flakë zjarri pranë objektit të komunës sonë. Menjëherë, pas informimit kryetari i komunës z.Ilir Peci ka dalë në vendin e ngjarjes dhe shpreson që autorët të cilët janë përgjegjës për këtë akt kriminal do të dalin së shpejti para drejtësisë”, shkruan në njoftimin e kryetarit Peci. Digjen dy vetura zyrtare të Komunës së Zveçanit, 26 korrik, 2024. Foto | Komuna e Zveçanit / FB Digjen dy vetura zyrtare të Komunës së Zveçanit, 26 korrik, 2024. Foto | Komuna e Zveçanit / FB Digjen dy vetura zyrtare të Komunës së Zveçanit, 26 korrik, 2024. Foto | Komuna e Zveçanit / FB Digjen dy vetura zyrtare të Komunës së Zveçanit, 26 korrik, 2024. Foto | Komuna e Zveçanit / FB