Vdes një grua në spitalin e Pejës, policia nis hetimet NULL NULL 26.07.2024 09:37 26.07.2024 09:37 Spitali i Pejës Një grua ka vdekur në spitalin e Pejës ku është dërguar nga QKMF e Klinës në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas raportit policor, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është nën hetim, njofton Klankosova.tv. “Nga Spitali i Pejës është informuar se viktima femër kosovare e cila ishte sjellur nga QKMF Klinë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.