I dyshuari i aksidentit dje në Malishevë ku vdiq shtatzëna, dërgohet në mbajtje NULL NULL 25.07.2024 10:24 25.07.2024 10:24 Policia e Kosovës, foto ilustruese I dyshuari i aksidentit që përfundoi me fatalitet dje në Astrazub të Malishevës, është dërguar në mbajtje. Këtë e konfirmon Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, transmeton klankosova.tv. ”Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet mes tjerash. Kujtojmë që dje, si pasojë e një aksidenti të rëndë, ka humbur jetën një grua shtatzënë.