Shtatë të arrestuar për dallavere me patentë-shofer në Pejë NULL NULL 23.07.2024 10:50 23.07.2024 10:50 Foto ilustruese: Policia e Kosovës, arrestim Shtatë persona janë arrestuar në Pejë, si të dyshuar për dallavere me patentë-shofer në Pejë. Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga prokurorja Valbona Haxhosaj. “Për momentin janë duke u intervistuar. Nuk dihet ende se kush do të ndalohet nga ta. Nuk është marrë ndonjë vendim. Po presim”, tha ajo. Lidhur me rastin ka reaguar edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi. Përmes një videoje ai bëri të ditur se në mes e të arrestuarve janë edhe zyrtarë që kanë punuar me patentë-shofer në Pejë./ Klankosova.tv