Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

12-vjeçarja vdes pasi ra nga ballkoni i katit të shtatë të një hoteli në Mallorca

NULL NULL
22.07.2024 15:30

Një 12-vjeçare irlandeze ka vdekur pasi ka rënë nga ballkoni i katit të shtatë në ishullin spanjoll të Mallorcas.

Prindërit e fëmijës ishin duke fjetur kur ajo doli në ballkon dhe ra gjatë mëngjesit të sotëm.

Incidenti ndodhi në Club Mac, një resort me tre yje gjithëpërfshirës në Alcudia, në verilindje të Mallorca, transmeton Klankosova.tv.

Garda Civile tha për The Independent se vdekja po hetohet pasi një mysafir në hotel njoftoi shërbimet e urgjencës kur gjeti trupin. Mjekët u përpoqën të shpëtonin vajzën, por ajo u shpall e vdekur në vendngjarje.

Hoteli ende nuk ka komentuar për vdekjen.

lajme të ngjashme