Rrahu një grua në Prishtinë, arrestohet NULL NULL 22.07.2024 11:14 22.07.2024 11:14 Arrestim, foto ilustruese Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht një grua duke i shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raport, njofton Klankosova.tv.