Zeqiri për shpërthimin te Ujmani: S’ka vend për panik, situata nën kontrollin e plotë të organeve të rendit NULL NULL 21.07.2024 20:22 21.07.2024 20:22 Kryetari i Zubin Potokut Izmir Zeqiri. Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka reaguar pas shpërthimit që ndodhi sot në afërsi të Liqenit të Ujmanit. Si pasojë e këtij shpërthimi, u dëmtuan dy vetura. Lidhur me rastin, Zeqiri tha se s’ka vend për panik. Kreu i Zubin Potokut theksoi se “situata nën kontrollin e plotë të organeve të rendit”. “Uroj që së shpejti të kapen aktorët e këtij shpërthimi dhe të sillen para organeve të drejtësisë”, tha Zeqiri.