Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gërvalla: Trupi i Fatonit duhet të kthehet sa më shpejt në Kosovë – kemi folur edhe me ndërkombëtarët

NULL NULL
20.07.2024 20:12
Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla - Schwarz
Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla - Schwarz. Foto: Arkiv

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit, të vrarë nga policia serbe duhet të kthehet sa më shpejt në Kosovë.

Gërvalla për Klan Kosovën tha se të gjitha temat për rastin e Faton Hajrizit i kanë adresuar edhe tek partnerët ndërkombëtarë.

“Kemi adresuar të gjitha temat edhe tek partnerët ndërkombëtarë sepse së paku trupi i qytetarit tonë do të duhej të kthehej sa më shpejt në Kosovë, do të duhej t’i kthehej familjes”.

“Zyra Ndërlidhëse i ka kontaktuar institucionet në Serbi dhe sapo kemi një konfirmim të saktë të informacioneve, ne do ta ndajmë me publikun”, tha Gërvalla, njofton Klankosova.tv.

Ajo më tej tha se fqinjin verior, Kosova e ka të vështirë, e që sipas saj, rrallë sillet sipas standardeve të njohura ndërkombëtare.

Faton Hajrizi është vrarë dje nga policia serbe, pasi dyshohet se mesnatën e të mërkurës vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër në Lloznicë.

Ai ishte arratisur javë më parë nga Burgu i Smrekonicës, ku për autoritetet kosovare ishte i pakapshëm.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.