Mitrovicë: Burri kanos ish-gruan përmes telefonit, i shkon edhe te dera e banesës NULL NULL 20.07.2024 11:47 20.07.2024 11:47 Foto ilustruese: Policia e Kosovës Një grua në Mitrovicë dyshohet se është kanosur përmes telefonit në vazhdimësi nga ish-bashkëshorti i saj. Ndër të tjera, ajo raportoi në polici, se i dyshuari i kishte shkuar edhe në banesë, përcjell Klankosova.tv. “Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke e kanosur përmes telefonit dhe duke i shkuar te dera e banesës. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.