Shkoi për t’i marrë fëmijët, nën kërcënimin e armës u dhunua nga ish-burri NULL NULL 20.07.2024 09:00 20.07.2024 09:00 Një grua ka raportuar në polici se është dhunuar. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Ferizaj, teksa viktima kishte shkuar tek shtëpia e ish-burrit për t’i marrë fëmijet e saj. Ajo ka deklaruar se rasti ka ndodhur nën kërcënimin e armës. Siç njofton policia, gruaja është intervistuar në prezencë të punëtorit social dhe mbrojtësit të viktimave. I dyshuari është në arrati. Rasti është iniciuar si “Dhunim”.