Një muaj paraburgim ndaj ish-ushtarit të UÇK-së që u arrestua në Maqedoni të Veriut NULL NULL 18.07.2024 17:40 18.07.2024 17:40 Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani dërgohet në paraburgim ekstradues për 30 ditë, foto nga arkiva; Mediat në Maqedoni të Veriut kanë raportuar se i është vendosur masa e paraburgimit prej një muaji ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, pasi është arrestuar me urdhërarrest të Serbisë. “Ish-ushtari i UҪK-së, Blerim Ramadani, u ndalua në vendkalimin kufitar Jazhincë në RMV me kërkesë politike nga Serbia dhe i njëjti është dërguar edhe në paraburgim ekstradues, 30 ditor”. “Ai u arrestua dit më parë nga Ministria e Punëve të Brendshme në pikën kufitare Glloboҫicë-Jazhincë nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kërkesa për arrestimin e Blerim Ramadanit, ish-ushtarit të UҪK-së erdhi nga Serbia”, thuhet në mediat e Maqedonisë së Veriut.