Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haxhiu, kadetëve të ShKK-së: Përkushtohuni në përmirësimin e vazhdueshëm

NULL NULL
17.07.2024 16:45
Ministrja Albulena Haxhiu ne betimine kadeteve te rinj te Sherbimit Korrektues te Kosoves
Ministrja Albulena Haxhiu ne betimine kadeteve te rinj te Sherbimit Korrektues te Kosoves

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka uruar 64 kadetët e gjeneratës së 44-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në postimin e saj në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit, ku iu kërkoi kadetëve që të tregojnë përkushtimin e tyre maksimal.

“Në këtë ceremoni të diplomimit i urova të gjithë kadetët për suksesin e arritur dhe i inkurajova secilin të mbajë standard të lartë profesionalizmi dhe etikë në çdo veprim që ndërmarrin. Iu kërkova që të përkushtohen në përmirësimin e vazhdueshëm, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal”.

“Në fund iu ofrova mbështetje dhe i falënderova për përkushtimin dhe gatishmërinë për t’ju shërbyer qytetarëve dhe për të mbrojtur rendin dhe sigurinë e shoqërisë sonë”, ka thënë Haxhiu. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme