Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia në Prizren arreston tre persona për kanosje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës

NULL NULL
17.07.2024 11:08

Stacioni Policor në Prizren veri, ka pranuar një informatë se në lagjen Arbana në Prizren është një rast kanosje ma armë.

Ankuesit, vëllezër mes vete pas një mosmarrëveshje me fqinjin e tyre A.H, sipas raportit policor, fillimisht janë fjalosur dhe me pas i dyshuari ka hyrë në shtëpinë e tij ku ka nxjerrë një armë ku sipas tyre ka shtënë dy herë, transmeton klankosova.tv.

”Pasi janë dëgjuar te shtënat e armës ankuesit janë larguar dhe me pas kanë njoftuar policinë”.

Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit D.H. (viti i lindjes 1955) i cili dyshohet se ka kanosur me armë zjarri ankuesit: D.Q (viti i lindjes 1989) dhe D.Q (viti i lindjes 1987).

Gjatë hetimit të rastit, hetuesit policorë kanë gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provave materiale:

• Një Pistoleta VZOR 50 cal.7.65 mm

• Një karikator i zbrazur dhe 26 fishekë

Të dyshuarit janë shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren, pas intervistimit ne lidhje me rastin Prokurori i shtetit ndaj tyre ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe do të ngritet kallëzim penal për veprat penale ”Kanosje”, ”Armë mbajtjeje pa leje” dhe ”Përdorimi i armës”.

lajme të ngjashme