Mbappe: Ëndrra ime u realizua sot! NULL NULL 16.07.2024 13:15 16.07.2024 13:15 Kylian Mbappe ka thënë sot në prezantimin e tij te Real Madridi që ëndrra e tij është realizuar. “Ëndrra ime u realizua sot. Jam i lumtur, vërtet i lumtur”, është shprehur Mbappeja në prezantimin e itj. “Është ndjenjë e pabesueshme që jam këtu. Kam fjetur me vite duke ëndrruar Real Madridin dhe…sot është realitet”. “Ky është klubi më i madh në botë. Dua të fitoj, dua të jem pjesë e historisë së këtij klubi. Hala Madrid!”