Himara në zgjedhje më 4 gusht NULL NULL 08.07.2024 09:34 08.07.2024 09:34 Foto ilustruese. Qytetarët në Himarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur një kryetar të ri Bashkie. Himara do të mbajë zgjedhje më datën 4 të muajit të ardhshëm, datë kjo e cila është përcaktuar nga presidenti shqiptar, Bajram Begaj, shkruan Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv. Begaj ka njoftuar se kjo datë është cilësuar alternativa më e mirë që plotësoi nevojën për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore. Ndërkaq, Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për këto zgjedhje dhe kandidati është Vangjel Tavo. Aktualisht kjo bashki drejtohet nga Arqile Bollano, pas dorëheqjes së Blerina Balës në 5 Qershor.