Tentuan të vidhnin në një shtëpi në Zveçan, ia demolojnë orenditë NULL NULL 07.07.2024 11:41 07.07.2024 11:41 Vjedhje, foto ilustruese Persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e një gruaje në Zveçan, ku kanë pasur për qëllim vjedhjen. Të dyshuarit i kanë demoluar orenditë shtëpiake, përcjell Klankosova.tv. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit, rasti në procedurë hetimore. “Ankuesja femër ka raportuar se person-a të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe i kanë demoluar orenditë shtëpiake. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.