Një i mitur në Leposaviq raporton në polici se është rrahur nga një burrë NULL NULL 06.07.2024 10:23 06.07.2024 10:23 Foto ilustruese. Policia e Kosovës Një i mitur në Soçanicë të Leposaviqit ka raportuar në polici se është rrahur nga një burrë. Policia ka bërë të ditur se i mituri ka refuzuar tretmanin mjekësor, përcjell Klankosova.tv. “Ankuesi mashkull kosovar i mitur, ka informuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.