Zharku: Pirateria nuk e rrezikon kandidimin e filmit “Shok” për Oscar NULL NULL 09.02.2016 00:23 09.02.2016 00:23 Gjatë ditëvë të fundit është thënë se shpërndarja pirate e filmit “Shok” po e rrezikon fitoren eventuale të tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” ku edhe është i nominuar ky film. Por Arben Zharku, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës që ishte i ftuar në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se kjo nuk është e vërtetë. “Shpërndarja e filmit nuk e dëmton kandidimin e filmit për çmin Oscar, nuk ka të vërtetë në këtë pasi pirateria është problem global”. “Piraterinë nuk mundemi me ndal as ne, atë nuk mund ta ndalë as Amerika”. “Nuk është shumë befasi por befasia kjo pasi befasia është që filmat shqip mundemi me i gjet në Torrent derisa edhe filmat e metrazhit të gjatë janë në Torrent pasi puna e piraterisë është një problem global”. Zharku është shprehur se kanë pritur që do të ndodhë shpërndarja e tillë e filmit. “E kemi pritur që mund të ketë problem kur filmi është nominuar për çmin Oscar pasi vëmendja dhe kërkesa ka qenë shumë e madhe”. Ai ka spjeguar se në momentin që një film nominohet në ndonjërën nga kategoritë për çmin Oscar, nuk lejohet shfaqja e tij në mediume. Drejtuesi i Qendrës Kinematografike të Kosovës ka thënë se vëmendja për filmin SHOK është e madhe ndonëse as ata nuk duan që shfaqja e filmit të bëhet në këtë mënyrë. “Ne kemi pasur problem, momenti kur filmi është nominuar më është hakuar faqja ime personale në Facebook e më pas edhe faqja e QKK”. “Vëmendja është shumë e madhe, ne nuk kem qef që filmi të shpërndahet në këtë mënyrë por filmat që kane qenë më shumë pretendentë për të fituar janë shpërndarë në këtë mënyrë jo legale”. Zharku ka thënë se kjo nuk do të ndodhë më. “Rasti është lajmëruar në Angli tek një kompani merret me mbrojtjen e të drejtave të filmit dhe besoj që ky problem do të eleminohet, prej nesër filmi nuk do të mund të shihet në asnjë mënyrë”. Ai në fund ka treguar se mediat kanë një interes shumë të madh për blerjen e të drejtave të shfaqjes së filmit “SHOK”.