Varrimi i Kadaresë, konfirmohet pjesëmarrja e presidentes Osmani NULL NULL 02.07.2024 10:35 02.07.2024 10:35 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në varrimin e shkrimtarit Ismail Kadare. Lajmin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar nga Zyra e Presidentes së Kosovës. Ndërkohë, pritet që edhe Kosova të shpallë ditë zie për korifeun e letërsisë botërore, por ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar. Kadare, shkrimtar i vlerësuar e shpërblyer botërisht, vdiq dje në Tiranë në moshën 88-vjeçare.