Një i vrarë dhe shtatë të plagosur nga bombardimet ukrainase në Belgorod NULL NULL 01.07.2024 23:09 01.07.2024 23:09 Foto nga arkivi. Pamje pas një sulmi në Belgorod Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov ka bërë të ditur se një person është vrarë pasi Ukraina bombardoi një objekt bujqësor. Gladkov tha në Telegram se nga një valë e re e këtyre bombardimeve janë plagosur shtatë persona, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ai ka bërë të ditur se nga këto sulme janë dëmtuar gjithsej 20 shtëpi.