Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndërron jetë 25 vjeçari në Podujevë pas gjuajtjes me armë (VIDEO)

NULL NULL
08.02.2016 20:48

Njoftimi për vdekjen e Fahri Bunjakut u vendos pak metra larg vendit ku 25 vjeçari u gjuajt me armë një natë më parë.

Plagëve që mori në “Rrugën e Xhamisë” rreth orës 23 të së dielës ky i ri nga Sallabaja e Podujevës nuk i rezistoi.

Ai ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Po në QKUK është duke u trajtuar edhe i plagosuri tjetër Esat Llugaliu, 30 vjeç, gjendja e të cilit është tejet e rëndë, njofton Klan Kosova

E tëra ndodhi pas një përleshje me disa pjesëtarë të një familje tjetër në brendësi të këtij parkingu.

Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve që nuk duan të flasin publikisht, përleshja filloi në një rrugë tjetër në afërsi dhe është bartur deri tek parkingu.

Aty më pas është zhvilluar një përleshje mes anëtarëve të familjes Bunjaku nga Sallabaja dhe Llugaliu nga Surkishi.

Kronikë nga Klan Kosova.

lajme të ngjashme