Kroosi, lojtari i parë që mund ta fitojë Evropianin pa klub NULL NULL 30.06.2024 18:44 30.06.2024 18:44 Toni Kroos Toni Kroosit sot i ka skaduar kontrata me Real Madridin. Legjenda gjermane njoftoi se do të pensionohej në fund të këtij sezoni. Ndonëse karriera e tij për klube ka mbaruar zyrtarisht sot, ai aktualisht po luan me Gjermaninë në EURO 2024. Tashmë, ai e ka arritur çerekfinalen e kësaj gare dhe gjermanët konsiderohen edhe tradicionalisht ndër favoritët për të fituar kampionatet, qoftë ato evropiane, qoftë ato botërore. Kësisoj, triumfi potencial i Kroosit me Gjermaninë do ta bënte atë lojtarin e parë që e fiton Evropianin pa qenë i angazhuar në ndonjë klub. /klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Euro 2024 Joselu me koment epik për Kroosin: Shpresoj ta pensionojmë para kohe të premten 9 orë më parë
Euro 2024 Haziri e vlerëson paraqitjen e Shqipërisë në "EURO 2024", e do Zvicrën kampione 10 orë më parë