Një 15-vjeçar dyshohet se është vetplagosur aksidentalisht në Milot NULL NULL 28.06.2024 22:10 28.06.2024 22:10 Almbulanca, Shqipëri Një 15-vjeçar dyshohet se është vetplagosur me armë zjarri në Milot. Sipas policisë, 15-vjeçari dyshohet se ka gjetur një armë zjarri pistoletë të tipit TT dhe e kishte marrë në banesë. Dyshohet se duke e pastruar, aksidentalisht është vetplagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën, njofton Klankosova.tv. Më datë 28.06.2024, në vendin e quajtur Fushë Malbardhë, njësia Administrative Milot, dyshohet se aksidentalisht është vetplagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi i mitur 15 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15-vjeçari kishte gjetur një armë zjarri Pistoletë tip TT dhe e kishte marrë në banesë. Dyshohet se duke e pastruar, aksidentalisht është vetplagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip Pistoletë TT. Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të rastit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Qeveria për takimin e sotëm: Serbia refuzoi planin e sekuencimit dhe e sabotoi diskutimin për të zhdukurit 02/07/2024