Gjithandej Kosovës, po ndërtohen shtëpi për komunitetin joshumicë NULL NULL 28.06.2024 20:45 28.06.2024 20:45 Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi Në komunat e Kosovës, po ndërtohen gjithandej shtëpi të reja për komunitetet joshumicë. Kështu tha edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një postim në Facebook, përcjell Klankosova.tv. Krasniqi, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, vunë gurthemelet tek shtëpia e zonjës Bleranda Bajramaj nga komuniteti egjiptian, e cila ka jetuar në kushte të rënda ekonomike. “Gjithandej në komunat e Kosovës, po ndërtohen shtëpi të reja për komunitetet jo shumicë. Nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive, kësaj radhe së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, vumë gurthemelet tek shtëpia e zonjës Bleranda Bajramaj nga komuniteti egjiptian, e cila ka jetuar në kushte të rënda ekonomike. Banimi i qëndrueshëm dhe i sigurt është një nga programet i cili i ka ndihmuar drejtpërdrejtë qytetarët tanë”, shkruan Krasniqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti uron kryeministrin e ri holandez: Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin mes dy shteteve tona 5 orë më parë
Kosova Osmani: Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut pikënisje e idesë së kahmotshme për Kosovën e pavarur 9 orë më parë